Tavira

Shoqata Ndërkombëtare e Paremiologjisë

A Associação Internacional de Paremiologia / Shoqata Ndërkombëtare e Paremiologjisë (AIP-IAP) është një institucion kulturor jofitimprurës, me seli në Tavira (Algarve, Portugali), që i përkushtohet studimit shkencor të fjalëve të urta.

Duke qenë Shoqata e vetme e llojit të vet në nivel botëror, mes tjerash ka si synim:

  • nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e paremiologjisë dhe në fusha të tjera të afërta me të;
  • realizimin e programeve të veprimtarisë edukuese me ente zyrtare publike apo private;
  • nxitjen e studiuesve të rinj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gojore;
  • organizimin e cikleve të konferencave kombëtare e ndërkombëtare në fushën e paremiologjisë;
  • promovimin e realizimit të studimeve të paremiologjisë (studimin e fjalëve të urta apo proverbave).

Informacione rreth Grupeve Shoqërore, Statutit, anëtarësimit në Shoqatë (AIP-IAP) si edhe aktivitetet e realizuara që nga fillimi, mund t’i gjeni në http://www.aip-iap.org. Për nga rëndësia në kuadrin ndërkombëtar, mund të përmendim realizimin e Kolokiumeve Ndërdisiplinore rreth Proverbave (ICPs) – http://www.colloquium-proverbs.org.

Cilësia dhe sasia e nismave publike të AIP-IAP, ashtu si edhe të veprave të botuara, janë të njohura dhe të vlerësuara prej specialistëve të fushës së fjalëve të urta, konkretisht prej paremiologjistëve dhe frazeologjistëve të njohur në botë. Ky zell për grumbullimin, ruajtjen dhe bërjen të njohur të trashëgimisë kulturore, ka bërë që nismat e AIP-IAP të kenë mbështetjen e Bashkisë së Tavirës (CMT) dhe Fondacionit për Shkencë e Teknologji.

Të tjera institucione kulturore e kanë shtuar bashkëpunimin me AIP-IAP të tilla si Qendra Kulturore e Lisbonës, Departamenti i Algarves në Ministrinë e Kulturës si dhe UNESCO. Këto padyshim na nderojnë me Mbështetjen Honorfike që na kanë dhënëz.

Përkthyes: Ardian Muhaj